Ndeshja e elitës së futbollit të Belgjikës mes Anderlechtit dhe Genkut do të përsëritet prë shkak të një gabimi nga VAR-i.
Genku ishte mposhtur 2:1 nga Anderlechti në “Lotto Park” më 23 dhjetor. Por e gjitha lidhej me një penallti të minutës së 23-të.
Yira Sor i Genkut kishte shënuar pas topit të kthyer nga portieri që kishte pritur tentimin nga 11-të metra, por VAR-i e kishte anuluar golin, çuditërisht për pozitë jashtë loje.
Genku ishte ankuar se VAR-i nuk ishte përdorur drejtë dhe e ka fituar rastin. Data për përsëritjen e ndeshjes ende nuk është caktuar.
Anëtar i skuadrës së Genkut është edhe sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri.
Në muajin tetor, Premier League nuk e kishte marrë parasysh gabimin e rëndë të gjyqtarëve kur Liverpooli ishte mposhtur nga Tottenhami. Luis Diazit ishte anuluar goli për pozitë jashtë loje, ndërsa arsyetimi ishte se është bërë një “gabim njerëzor”.
El Comité Disciplinario de la Federación de Futbol en Bélgica ??declaró que el partido entre el Genk y Anderlecht deberá repetirse por este error arbitral.
— Apuntes de Rabona (@ApuntesdeRabona) January 26, 2024
¿Qué partido crees que debería volverse a jugar por un error similar?
pic.twitter.com/b85Zukh0zS