Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeqiri shënon tjetër gol në Belgjikë

Andi Zeqiri

Andi Zeqiri e ka shënuar edhe golin e nëntë këtë edicion në të gjitha garat.

Me golin e realizuar nga Zeqiri të dielën, Standard Liege të dielën ka fituar 1:0 ndaj Denderit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 23-të të elitës së futbollit belg.

Zeqiri e shënoi golin e fitores në minutën e dytë nga penalltia.

25-vjeçari Zeqiri luajti deri në minutën e 68-të.

Reprezentuesi i Zvicrës edhe fundjavën e kaluar shënoi gol ndaj Sint-Truidenses.

Edhe Tjetër gol nga Zeqiri në Belgjikë Futboll Tjetër gol nga Zeqiri në Belgjikë

Krahas nëntë golave të shënuar, Zeqiri ka kontribuar edhe me tri asistime.

Standard Liege ka 34 pikë kurse Denderi ka 28 pikë.