Ndeshja e Premier Leagues mes Manchester Unitedit e Liverpoolit, që u shtyu fundjavën e kaluar do të luhet më 13 maj. Raporton BBC.
Ndeshja ishte paraparë të luhej të dielën, por u shty pasi tifozët e Unitedit u futën në fushë në “Old Trafford” për të protestuar ndaj pronarëve amerikanë, familjes Glazer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim nënkupton se Manchester Unitedi do të duhet të luajë dy ndeshje brenda 50 orëve, pasi ndeshja e Unitedit në shtëpi kundër Leicester Cityt do të luhet më 11 maj.
Ndërkohë ndeshja e Liverpoolit kundër West Bromwich Albionit do të luhet më 16 maj.