Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja e barazhit nis furishëm

Ndeshja e barazhit të Ligës së Parë, e rëndësishme për inkuadrim në Superligë ndërmjet Lirisë e Vushtrrisë ka nisur furishëm.

Skuadra e Lirisë shënoi që në minutën e dytë, por goli u anulua.

Realizoi Altin Aliu i Lirisë por goli u anulua. Më pas, pozita jashtë loje u konfirmua nga sistemi VAR.

Rast për shënim pati edhe Labinot Osmani i Vushtrrisë në minutën e pestë.

Fituesi i këtij ballafaqimi luan kundër skuadrës së tetë të Superligës.

Ndeshja po luhet në stadiumin “18 Qershori“ në Klinë.