Ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare ish-kampioni i mundjes dhe biznesmeni i njohur Muhamed Malo.
Prej disa muajsh Muhamed Malo vuante nga një sëmundje e rëndë, që i mori dhe jetën pasditen e së hënës. Muhamed Malo njihet si një nga kampionët e mëdhenj të sportit të mundjes para viteve ’90 me disa trofe të fituar me ekipet e Studentit dhe Partizanit, raporton Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas viteve ’90 Muhamed Malo u përfshi në botën e biznesit, si themelues e pronar e një prej kompanive më të njohura të basteve sportive “Eurolloto”. Malo ishte gjithashtu pronar edhe i televizionit sportiv “Telesport”, si edhe teleferikut të vetëm në vend, “Dajti Ekspres”.
Muahmed Malo njhet si një humanist me kontribute në ndihmë të arit dhe sportit shqiptar. Ai mban titullin “Honorus Causa”, si edhe titullin mirënjohjes nga federata evropiane e peshëngritjes.
Homazhet në nder të tij do të mbahen të martën më 7 shkurt nga ora 12 në ambientet e telezionit publik shqiptar.