Në moshën 85-vjeçare ka vdekur të shtunën boksieri dhe komentatori i njohur i këtij sporti, Ahmet Golemi.
Golemi ishte shpallur pesë herë kampion i boksit në Shqipëri.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhenë i biri, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos. Ai u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250 lekëshe për të festuar këtë fitore, raporton “tch”.
Në vitin 1979 ai u dënua me 5 vjet burgim. Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i madh i boksit në Shqipëri.
Ai ishte nderuar në Shqipëri me titullin “Mjeshtër i Madh”.