Aktivizimi i futbollistëve nga Shqipëria në kampionatin e Kosovës, deri në pranim të Federatës së Futbollit (FFK) në UEFA e FIFA ishte i vogël, sa që edhe në edicionin më të bujshëm mund të numëroheshin me gishtat e njërës dorë.
Ndërkohë, klubet kosovare problemin më të madh e kishin si t'i ndalnin lojtarët më të mirë të mos iknin në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Por situata ka ndryshuar thuajse "brenda natës". Tash kampionati i Kosovës numëron më shumë lojtarë nga Shqipëria, sesa ai i Shqipërisë lojtarë nga Kosova.
Bazuar në të dhënat për sezonin vjeshtor, plot 25 lojtarë nga Shqipëria kanë gjetur hapësirë në klubet e Kosovës, derisa numri i lojtarëve nga Kosova në Shqipëri ishte 24, por shumë prej tyre janë të rinj dhe nuk janë aktivizuar fare me skuadrat e para.
Dy janë arsyet që ka ndodhur ky ndryshim: gjendja e përmirësuar financiare e klubeve kosovare dhe korrektësia e tyre në raport me lojtarët.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Kosova përparon për katër vende në renditjen e re të FIFA-s
-
41 lojtarë të zhvilluar në Kosovë po luajnë në ligat e ndryshme të botës
-
Kosova ngrihet në ranglistën e FIFA-s, po ashtu edhe Shqipëria
-
Kosova nis kualifikimet për Botëror me ndeshjen emocionale ndaj Shqipërisë
-
210 klube e shkolla të futbollit me mbi 12 mijë lojtarë të regjistruar në Kosovë