Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërpritet ndeshja në Pejë, largohen ekipet nga fusha

Është ndërprerë ndeshja derbi mes Pejës dhe Trepçës, e cila është ndeshje e mbetur dhe i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dyja skuadrat u larguan drejt zhveshtoreve për disa minuta për shkak të fyerjeve nga tribunat.

Arbitrat morën vendim që njëra pjesë e tribunës, ajo e ultrasve të Pejës të zbrazet dhe ekipet tashmë janë kthyer në parket për rifillimin e ndeshjes.

Pas shtatë minutave lojë ne palestrën “Karagaçi” rezultati është 13:12 në favor të Pejës.