Tifozët e skuadrës së Mariborit kanë qenë shkaktarë të ndërprerjes së ndeshjes derbi mes Muras dhe Mariborit.
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 57-të, kur Maribori ishte duke fituar në udhëtim ndaj Muras me rezultatin 2:0.
Tifozët mysafirë hodhën mjete piroteknike në drejtim të bankës së rezervistëve të Muras duke i lënduar disa prej tyre.
Si rezultat i ndërprerjes së ndeshjes, fitoren mund ta marrë skuadra e Muras, me rezultat zyrtar 3:0.
Te Mura luan qendërmbrojtësi Leard Sadriu.
Edhe
Pos në Çeki, derbi i zjarrtë u ndërpre edhe në Slloveni
Sadriu është pjesë e Muras prej shtatorit të vitit 2022, kur u transferua nga Shkëndija e Tetovës.
22-vjeçari Sadriu ka qenë pjesë e grupmoshave zinxhirë të Kosovës, ndërsa e ka edhe një ndeshje me Përfaqësuesen seniore të “Dardanvëe”.