Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërpritet ndeshja Cadiz – Barcelona, lojtarët në ankth

Ansu Fati - Barcelona

20:50 - Tifozi është larguar nga stadiumi drejt një spitali sa më të afërt


20:20 - 10 minuta para fundit, ndeshja mes Cadizit dhe Barcelonës është ndërprerë përkohësisht.

Një tifoz ka pësuar infarkt. Portieri vendas, Ledesma, është parë duke vrapuar drejt tribunave me defibrilator në dorë. Gjendja e tifozit po përpiqet të stabilizohet, sipas Mundo Deportivo.

Lojtarët në fushë janë parë në ankth, teksa shihen edhe duke u lutur.

Rezultati aktual është 2:0 në favor të Barçës.