Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona befasohet në shtëpi nga Cadizi

Barcelona - Cadiz

Barcelona është befasuar në shtëpi nga Cadizi të hënën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 32-të të La Ligas spanjolle.

Skuadra katalanase pësoi 1:0 në shtëpi.

Lucas Perez në minutën e 48-të realizoi golin e vetëm të ndeshjes.

Barcelona ndonëse dominoi si me posedim ashtu edhe me raste, nuk arriti ta gjente golin.

Barcelona gjendet në pozitën e dytë në La Liga me 60 pikë pas 31 ndeshjeve, është 15 pikë larg liderit Real Madridit, që i ka luajtur 32 ndeshje.

Sevilla e Atletico Madridi mbajnë pozitat tre e katër me nga 60 pikë nga 32 ndeshje. Real Betisi është i pesti me 57 pikë nga 32 ndeshje të zhvilluara.

https://streamff.com/v/1e8d0f

Artikuj të ngjashëm