Shikuesit po largohen nga palestra “Karagaçi” në Pejë. Vendimin e morën gjyqtarët për shkak të fyerjeve në kor të shikuesve.
Kanë mbetur edhe dy minuta deri në fund, ndërsa Peja është në epërsi.
Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Dy minuta para fundit, Peja udhëheq 71:66.
Por gjyqtarët kanë urdhëruar skuadrat që të shkojnë në zhveshtore.
Skuadra e Prishtinës është larguar nga banka dhe ka shkuar në zhveshtore.
Edhe
Ndërpritet ndeshja në Pejë
Ndeshja u ndërpre për shkak të fyerjeve në kor. Gjyqtarët kanë tërhequr vërejtjen, por pas përsëritjes së fyerjeve, ndeshja u ndërpre.