Ujërat e Lumbardhit të Prizrenit, të dielën, kanë qenë “nikoqir” të garuesve të “Bunar Festit“, të cilët me goma mbi ujë kanë përshkruar shtegun e gjatë afër 3 kilometra.
Shtegu filloi nga vendi i quajtur “40 Bunarë“ dhe vazhdoi deri te Ura e Gurit. Pos pjesëmarrësve vendorë në këtë manifestim të karakterit argëtues, që mëton të përçojë porosinë për ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë së lumit, kanë marrë pjesë edhe garues ndërkombëtarë, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje këta të fundit janë treguar më të suksesshëm në garën e lëshimit me goma, teksa kanë marrë duartrokitje nga publiku i vendosur përgjatë kejit të lumit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizatorët e “Bunar Festit” kanë bërë të ditur se vendi i parë në edicionin e 13-të të këtij manifestimi i ka takuar treshes së ndërkombëtareve Wendy nga SHBA, SophieAnne nga Franca dhe Cathy nga Belgjika.
Vendin e dytë e ka zënë Rajmond Gjeraj nga Kosova, derisa Dario Skusa nga Zvicra dhe Sebastian Kaser nga Gjermania janë renditur në vendin e tretë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.