Ka përfunduar turneu i 18-të Memorial i Shahut ”Komandant Shemi”, që për çdo vit mbahet në shenjë nderimi e përkujtimi të vrasjes së komandantit të Brigadës 141 “Mehë Uka”, të Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, Shemsi Ahmeti, Hero i Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Turneun e ka shpallur të hapur nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili me këtë rast tha se është nder dhe krenari për Mitrovicën që pati një luftëtar dhe komandant të luftës së UÇK-së, siç ishte Heroi, Shemsi Ahmeti.
Më tutje thuhet se në turne morën pjesë rreth 70 shahistë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nga Novi Pazari.

“Fitues i turneut është shpallur, Nderim Saraçi, kurse vendin e dytë Besim Oruqi, të tretin Hysen Aliq nga Novi Pazari, të katërtin Avdyl Haxha dhe të pestin Muhamet Asllani”, thuhet në komunikatë.
-
Saraçi i argjendtë në Kampionatin Mesdhetar “Petrovac 2021”
-
Shahisti Llambi Pashko fitues i turneut “Adem Jashari”
-
I trimëruar nga sukseset e 2017-s Saraçi ia mësyn titullit Kryemjeshtër
-
Shahistët e Kosovës me trajtim të barabartë në Evropianin në Serbi
-
Plani i Nderim Saraçit: kurorëzimi me titullin më të madh të shahut në Evropianin në Serbi