Dortmundi dhe Barcelona kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të Grupit F në ligën e Kampionëve.
Vendasit patën më shumë raste në ndeshje, ndërsa më të mirin e pati Marco Reus, por që s’u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të. Gjuajtja e tij u prit me sukses nga Marc-Andre ter Stegen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Barça në këtë ndeshje u rikthye nga lëndimi Lionel Messi. Ai u inkuadrua në minutën e 59-të në vend të Ansu Fatit.
Të gjitha ekipet në Grupin F, pas xhiros së parë, kanë nga një pikë. Pos Dortmundit e Barçës, më herët Interi barazoi 1 me 1 me Slavia Pragën.