Barcelona ka fituar 2 me 0 ndaj Interit në xhiron e tretë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse pa yllin kryesor Lionel Messi që u lëndua në fundjavë, Barcelona arriti të dominojë në ndeshje dhe të shënojë nga një gol për pjesë.
Rafinha dhe Jordi Alba shënuan dy golat për fitoren e tretë nga po aq ndeshje në “Champions” sivjet.
Barcelona prin në këtë grup me 9 pikë, tri më shumë se Interi. Tottenhami dhe PSV kanë nga 1 në fund.
Artikuj të ngjashëm