Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse me ekip pa yjet kryesore, Barcelona fitoi falë golave të Carles Perezit e Anssumane Fatit. Tek Interi shënoi Romelu Lukaku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen tjetër të Grupit F, Dortmundi ka mposhtur Slavia Pragën po ashtu 2 me 1 për të siguruar pozitën e dytë që çon tutje në “Champions”. Jadon Sancho e Brandt realizuan golat për gjermanët, ndërsa te çekët shënoi Soucek.
Me 14 pikë në tabelë, Barça vazhdon tutje si e para e Grupit F. Në fazën e eliminimit direkt, Dortmundi kalon pas dhjetë pikëve të tubuara, ndërsa Interi me 7 pikë të tubuara duhet të kënaqet me paraqitjen në Ligën e Evropës. Slavia Praga eliminohet nga garat e Evropës.