Borussia Dortmundi dhe Manchester City e kanë mbyllur baras 0:0 pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për Grupin G të Ligës së Kampionëve.
Posedimi ishte në favor të Cityt, por rastet më të mira i kishte Dortmundi. Por verdhezinjtë nuk ia dolën të shënonin.
City dhe Dortmund pothuajse janë të kualifikuara për në fazën e nokautit.
Në këtë grup janë edhe Sevilla e Kopenhageni, që kanë pesë respektivisht dy pikë.