Ndeshja derbi mes Dortmundit dhe PSG-së, e vlefshme për kalimin e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, është mbyllur baras pas pjesës së parë.
Të dyja skuadrat shfaqën paraqitje të mirë dhe rastet nuk munguan, por gola nuk pati dhe 45 minutat e parë të këtij ballafaqimi u mbyllën 0:0.
Nëse në Grupin F mbyllen ndeshjet me rezultatet aktuale, Dortmundi dhe Newcastle do të avanconin tutje, kurse PSG-ja do të vazhdonte në Ligën e Evropës. Nga grupi do të binte Milani.
Artikuj të ngjashëm