Elvis Rexhbeçaj ka qenë rezervist të dielën në barazimin 1:1 që Koelni e ka arritur në udhëtim ndaj Augsburgut, në xhiron e 30-të të Bundesligës gjermane.
Rexhbeçaj është aktivizuar nga minuta e 71-të. Anthony Modeste (85’) shënoi golin e epërsisë për Koelnin, ndërsa rezultatin e barazoi Philipp Max (88’).
Koelni pas 30 xhirove zë vendin e 12-të me 35 pikë, tri më tepër se Augsburgu që zë vendin e 13-të.

Artikuj të ngjashëm