Milwaukee Bucks u bë skuadra e parë që siguroi biletën gjysmëfinale të plejofit në Konferencën e Lindjes në NBA, duke mposhtur bindshëm 4:0 në seri finalistin e vitit të kaluar, Miami Heat.
Sikur tre ndeshjet e tjera, edhe ndeshja e fundit nuk pati shumë histori, me Bucks që triumfuan 120-103. Heat në anën tjetër nuk arritën të bëjnë zëvendësimet adekuate për largimet e disa prej basketbollistëve kryesorë që arritën finalen e madhe vitin e kaluar.
Në sfidat e tjera, Blazers mposhtën Nuggets 115-96 duke barazuar serinë në 2:2. 76ers triumfoi 132-103 ndaj Wizards, duke e çuar rezultatin e serisë në 3-0, teksa Utah Jazz mori epërsinë 2:1 ndaj Grizzlies me fitoren 121-111.