Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Naymari nuk shkon në stërvitje, PSG-ja thotë se do të marrë masa

PSG-ja thotë se do të marrë masa ndaj Neymarit, i cili refuzoi sot që t’i bashkohet klubit në ftesën për nisjen e fazës përgatitore.

“Këtë të hënë, më 8 korrik, Neymar da Silva Santos Junior është ftuar të marrë pjesë në rifillimin e stërvitjeve me grupin profesional të PSG-së. Ai nuk është shfaqur në kohën dhe vendin e caktuar për stërvitje, pa pasur paraprakisht leje nga klubi”, thuhet në faqen zyrtare të klubit, transmeton Koha.net.

PSG shpreh keqardhje për këtë situatë dhe thotë se do të marrë masat e duhura, pa specifikuar më shumë.

Së fundi është raportuar për një kthim të mundshëm të Neymarit te Barcelona.