Ylli i PSG-së, Neymar ka munguar në stërvitjen e parë të Brazilit.
Ai i është bashkuar Brazilit me vonesë, raporton “Bild” të martën.
Nuk dihet arsyeja e vonesës, megjithatë Neymar dhe shoku i tij i skuadrës Marquinhos do të gjobiten për vonesën e tyre.
Brazili për Kupën e Botës po përgatitet në terrenin stërvitor të Juventusit në Torino. Në grupin G bashkë me Brazilin, janë edhe Kameruni, Zvicra dhe Serbia.