Portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas do të transferohet te Paris Saint-Germaini nga Real Madridi për 15 milionë euro, bën të ditur gazeta "Marca" të enjten. Ndërkohë nga Parisi do të huazohet te Reali për një stinor portieri francez Alphonse Areola.
Navas me Paris Saint-Germainin do të firmosë kontratë trevjeçare me pagë vjetore gjashtë milionë euro. Navas te Real Madridi ka qenë portier i dytë pas ardhjes së Thibaut Courtoisit, transmeton koha.net.
Navas për këtë arsye nuk është i interesuar të kalojë edhe një stinor te Real Madridi si portier rezervist. Navas 32-vjeçar është kërkuar edhe nga Benfica këtë stinor, si dhe nga Manchester Unitedi.
Edicionin e kaluar ai ishte në portë në vetëm 11 ndeshje të La Ligas, ndonëse shtatë prej tyre ishin pas ardhjes së Zinedine Zidanet në postin e trajnerit në mars. Me ardhjen e Zidanet ai kishte shpresuar se do të bëhet portier titullar. Mirëpo, Zidane po preferon Courtoisin.