Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napolitanët vazhdojnë me fitore në Serie A

Napoli ka vazhduar serinë pa humbje në Serie A. Të dielën në udhëtim ka mposhtur Salernitanan me vështirësi me rezultatin 1:0.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit Amir Rrahmani që ndihmoi ekipin e tij të marrë tri pikë të rëndësishme. Rrahmani këtë sezon ka luajtur tetë ndeshje si titullar te Napoli dhe ka ndihmuar që skuadra të pranoj vetëm një gol në këto takime.

Fitoren skuadrës napolitane ia siguroi Piotr Zielinski që realizoi në minutën e 61-të.

Të dy skuadrat në pjesën e dytë mbetën me nga një lojtar më pak në fushë.

Te Salernitna u ndëshkua me karton të kuq Grigoris Kastanos derisa te Napoli, Kalidou Koulibaly.

Edhe Rrahmani me Napolin vazhdojnë me fitore Sport Rrahmani me Napolin vazhdojnë me fitore

Me këtë fitore Napoli është lider në Serie A me 31 pikë ndërsa Salernitana renditet në pozitën e 19-të me shtatë pikë.

Napoli gjithsej ka pranuar tri gola. Ka dhjetë fitore e një barazim.