Napoli është ngritur në pozitën e dytë në Serie A, pas fitores prej 2 me 3 në udhëtim tek Empoli.
Napoli filloi për mrekulli takimin, por nuk shfrytëzoi rastin për të kaluar në epërsi në minutën e shtatë pasi nga pika e bardhë i pasaktë u tregua Mertens, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInsigne kaloi Napolin në epërsi në minutën e 19-të, dhe pas pesë minutave Mertens shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.
Në minutën e 38-të Insigne shënoi edhe njëherë në këtë takim duke çuar rezultatin në 0-3.
Në pjesën e dytë Empoli u kundërpërgjigj duke shënuar dy herë, por që nuk arriti të gjejë edhe rrugën e golit të tretë, për të marrë së paku një pikë nga kjo ndeshje.
Për Empolin shënuan El Kaddouri, dhe Maccarone.
Me këtë fitore Napoli tani renditet në vendin e dytë me 63 pikë, një më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.