Napoli nuk po ka të ndalur në Serie A. Të martën mbrëma skuadra napolitane fitoi 2:0 ndaj Empolit. Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të kampionatit italian. Për Napolin ishte fitorja e dhjetë rresht në kampionat.
Te fitorja e vështirë, Napoli arriti në pjesën e dytë. Hirving Lozano realizoi penallti në minutën e 69-të, ndërsa Piotr Zielinski shënoi për 2:0 në minutën e 88-të. Napolit për shkak të një lëndimi po i mungon Amir Rrahmani. Për Empolin ndeshjen e kompletuan Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.
Napoli tani udhëheq në tabelë me 38 pikë, nëntë më shumë se Milani që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e xhiros së 14-të. Empoli është i 14-ti me 14 pikë.
Napoli nuk është mposhtur ende këtë edicion. Ka 12 fitore e dy barazime.