Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli nuk ka të ndalur, fiton në Romë

Napoli ka vazhduar me rezultate pozitive në Serie A të Italisë. Napoli mposhti Romën në udhëtim të dielën me rezultatin minimal, 1:0. Golin e fitores e shënoi Victor Osimhen në minutën e 81-të. Derbi i Italisë i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit italian.

Me këtë fitore, Napoli është forcuar në vendin e parë me 29 pikë. Në vendin e dytë është Milani me 26 pikë, derisa Roma zë vendin e pestë me 22 pikë.

Te Napoli mungoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Rrahmani mungoi shkaku i lëndimit. Marash Kumbulla nuk pati hapësirë te Roma. Qëndroi në stol.