Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli rrëmben vendin e dytë

Napoli ka mposhtur Cagliarin, për ta marrë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Serie A.

Mertens shënoi dy golat e parë në fitoren prej 3 me 1, raporton Koha.net. Golin e tretë e shënoi Insigne, pas asistimit nga Mertens në minutën e 67.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cagliari arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 90+2 përmes Farias.

Me këtë fitore Napoli në vendin e dytë ka 77 pikë, dy më shumë se Roma që nesër përballet me Milanin.

Kurse Cagliari ka 41 pikë në vendin e 13.