Napoli është rikthyer në krye të tabelës në Serie A pas fitores së sotme ndaj Udineses, përderisa Roma ka bërë një hap fals në përballje me Genoan.
Napoli fitoi minimalisht ndaj Udineses, me golin e vetëm të shënuar nga Jorginho, raporton Koha.net.
Pas kësaj fitore Napoli bëhet lider me 38 pikë, përderisa Udinese në vendin e 14 ka 12 pikë.
Në përballjen tjetër Roma barazoi në udhëtim te Genoa, 1-1.
El Shaarawy kaloi Romën në epërsi në minutën e 59, kurse shifrat Genoa i barazoi përmes Lapadulas.
Roma mban vendin e katërt me 31 pikë, kurse Genoa në vendin e 17 ka vetëm 10 pikë.