Atletico Madrid ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për yllin italian Lorenzo Insigne, mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga Napoli, bën të ditur "Il Mattino" të dielën.
Skuadra spanjolle është e vetmja që ka bërë ofertë për Insignen, por oferta është dukshëm më e vogël nga ajo që kërkon Napoli, transmeton Koha Ditore.
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti dëshiron të mbajë sulmuesin 27-vjeçar dhe krerët e Napolit po shpresojnë që t'ia vazhdojnë kontratën reprezentuesit të Italisë.