Napoli raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 103 milionë eurosh nga Manchester Unitedi për shërbimet e mbrojtësit Kalidou Koulibaly.
Corriere dello Sport raporton se klubi italian menjëherë e ka refuzuar ofertën e anglezëve që për një kohë të gjatë janë duke tentuar të përforcojnë mbrojtjen e dobët këtë sezon.
Menaxheri Jose Mourinho sivjet nuk ka pasur besim në qendërmbrojtësit Eric Bailly, Victor Lindelof, Phil Jones, Chris Smalling e Marcos Rojo.