Napoli ka pritur rikthimin e trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, në Itali, përmes një videoje ironike.
Sarri ishte pjesë e Napolit për tre vjet duke luftuar me Juven për kampion në Serie A. Ai sezonin e shkuar kaloi te Chelsea, ndërsa pas një viti iu bashkua rivalëve të napolitanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa disa tifozë e kanë quajtur “tradhtar”, faqja zyrtare e Napolit ka vendosur të bëjë një video ironike për rikthimin e italianit.
Është një lloj besëtytnie në Napoli që nëse i thua dikujt se fitorja është sigurisht te ti, mund të jetë një “urim për fat të keq”. Kështu bëhet edhe në videon e Napolit ku tifozët i urojnë sukses Sarrit në punën e re.
Bentornato in Italia Mr Sarri! #SarriDay
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 20, 2019
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/IRNDqAiOPY