Napoli është duke e mposhtur Ajaxit me rezultatin 2:0 pas pjesës së parë, në ndeshjen e Grupit A të Ligës së Kampionëve.
Ky takim po zhvillohet në stadiumin “Diego Maradona”.
Hirving Lozano (4’) dhe Giacomo Raspadori (16’) realizuan për skuadrën italiane.
Te Napoli mungon në këtë ndeshje Amir Rrahmani i cili ka pësuar lëndim në duelin kundër Cremoneses.
Edhe në ndeshjen tjetër të Grupit B ka përfunduar pjesa e parë. Atletico Madridi dhe Club Brugge po luajnë baras 0:0.
Artikuj të ngjashëm