Napoli e ka mbyllur në favor të tij pjesën e parë të ndeshjes ndaj Ajaxit. Napoli përmbysi rezultatin në 3:1.
Fillimisht Ajaxi shënoi golin e epërsisë 1:0 nëpërmjet Mohammed Kudusit në minutën e 9-të, ndërsa në minutën e 18-të, Napoli barazoi shifrat nëpërmjet Giacomo Raspadorit. Golin e epërsisë për skuadrën italiane e shënoi Giovanni Di Lorenzo në minutën e 33-të.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Napoli shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Piotr Zielinski.
Është ndeshja e tretë e grupit A të Ligës së Kampionëve.