Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli përgatit ofertë për Fekirin

Napoli ka përgatitur ofertë për transferimin e futbollistit ofensiv të Lyonit, Nabil Fekir, bëri të ditur “L'Equipe” të dielën.

Krerët e Napolit kanë kthyer sytë nga Fekiri, si alternativë për kolumbianin James Rodriguez, transmeton “Koha Ditore”. Një marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Rodriguezit po duket pak e besueshme, pasi Napoli po heziton të paguajë 50 milionë euro sa i kërkon Reali.

Kështu që tash po pritet të finalizohet transferimi i Fekirit. Fekir ishte pranë transferimit te Real Betisi, mirëpo mësohet se ai preferon të transferohet te një skuadër që është në kupat evropiane.

Fekir pritet të transferohet për dukshëm më pak, pasi ai ka kontratë me Lyonin vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm. Fekir 26-vjeçar më herët ishte kërkuar edhe nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm