Sport

Napoli pas Januzajt

Napoli po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri Luciano Spalleti raportohet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të sjellin lojtarë të tjerë për të qenë kandidatë për titull të kampionit.

Sipas mediave italiane, Napoli ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Adnan Januzaj.

Januzaj është pjesë e Real Sociedadit, me të cilin ekip ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Këtë situatë po synojnë ta shfrytëzojnë krerët e skuadrës italiane për të bindur Januzajn të transferohet në Serie A.

Januzaj këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.