Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli nuk ka të ndalur, fiton përsëri

Napoli e ka fituar ndeshjen e 13-të të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Victor Osimhen realizoi “hat-trick”, ndërsa me një gol e dy asistime kontribuoi gjeorgjiani Kvicha Kvaratskhelia.

Napoli të shtunën fitoi me rezultatin 4:0 ndaj Sassuolos në Serie A, që e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak në fushë.

Osimheni shënoi në minutën e katërt dhe të 19-të për 2:0, ndërsa në pushim, Napoli shkoi me golin e Kvaratskhelias në minutën e 36-të. Kvaratskhelia ka shënuar gjashtë gola dhe ka pesë asistime në Serie A sivjet, ndërsa dy gola e tri asistime i ka realizuar në Ligën e Kampionëve. Ai u ble nga Dinamo Batuni për vetëm 10 milionë euro.

Tregolëshin, Osimheni e kompletoi në minutën e 77-të.

Armand Lauriente i vizitorëve u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë gjashtë minuta para fundit.

Edhe Napoli kthehet te fitorja Sport Napoli kthehet te fitorja

Amir Rrahmani mungoi te Napoli sërish shkaku i lëndimit.

Napoli është lider pas 12 ndeshjeve me 32 pikë.