Kampioni i Italisë, Napoli, ka lëshuar pikët në ndeshjen në shtëpi ndaj Fiorentinas.
Fiorentina fitoi 3:1 ndeshjen e së dielës mbrëma. Josip Brekalo kaloi në epërsi Fiorentinan në minutën e shtatë.
Për 1:1 realizoi Victor Osimhen në minutën e pestë shtesë në pjesën e parë. Ai realizoi nga pika e bardhë. Giacomo Bonaventura shënoi golin e dytë për mysafirët, në minutën e 63-të. Fare në fund, në minutën e 93-të, Nicolas Gonzalez shënoi për 3:1 në të mirë të Fiorentinas.
Amir Rrahmani vazhdon t’i mungojë Napolit. Napoli bie në vendin e pestë në Serie A me 14 pikë nga tetë ndeshje. Fiorentina del e katërta me 17 pikë.
Artikuj të ngjashëm