Napoli ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Sampdorias.
Vendasit kanë shënuar fitore prej 3 me 0 në këtë takim, transmeton Koha.net.
Milik kaloi vendasit në epërsi kur po luhej minuta e 25 pas asistimit nga Callejon. E pas një minute epërsinë e dyfishoi Insigne.
E golin e fundit e shënoi Verdi në minutën e 89 nga penaltia.
Napoli në vendin e dytë tani ka 51 pikë, derisa Sampdoria në vendin e gjashtë ka 33 pikë.
Artikuj të ngjashëm