Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli mban hapin për titull

Napoli ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit të shtunën ndaj Udineses me rezultatin 2:1.

Dy golat për skuadrën e drejtuar nga trajneri Luciano Spalleti i shënoi sulmuesi Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian realizoI në minutën e 52-të dhe të 63-të për 2:1.

Golin e vetëm për Udinesen e shënoi Gerard Deulofeu.

Te Napoli për 90 minuta u paraqit mbrojtësi Amir Rrahmani. Napoli pas 30 ndeshjeve në Serie A mbanë pozitën e dytë me 63 pikë.

Udinese renditet në vendin e 14-të me 30 pikë.