Napoli ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Skuadra e Carlo Ancelottit arriti fitore prej 1 me 3 në terrenin e vështirë të Torinos.
Lorenzo Insigne realizoi dy gola dhe një tjetër u shënua nga Simone Verdi, teksa Andrea Belotti shënoi golin e vetëm të Torinos.
Në tabelë, Napoli në pozitën e dytë ka 12 pikë nga pesë ndeshje. 12 pikë ka edhe lideri Juventus, por që ka një takim më pak të zhvilluar.