Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kthehet në Serie A për ta vazhduar dominimin

Napoli do të jetë nikoqir i Sassuolos të shtunën nga ora 15:00, në ndeshjen që e hap xhiron e 12-të të elitës së futbollit italian.

Napolitanët synojnë që ta dërgojnë serinë e fitoreve në 12 ndeshje në të gjitha garat. Do të ishte rekord i skuadrës që drejtohet nga Luciano Spalletti, që në mesjavë fitoi edhe ndaj Rangersit për suksesin e pestë në Grupin A të “Championsit” në po aq ndeshje.

Napoli ka 29 pikë në vendin e parë, para Milanit që ka tri pikë më pak.

“Rossonerët” udhëtojnë te Torino të dielën, në ndeshjen që nis në orën 20:45.

Milani është në seri prej katër fitoreve rresht në Itali, ndërsa të martën fitoi ndaj Dinamo Zagrebit, 4:0.

Edhe Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë Futboll Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë

Skuadra e Stefano Piolit duhet të marrë vetëm edhe një pikë kundër Salzburgut që ta sigurojë kalimin në fazën nokaut në Champions, për herën e parë që prej vitit 2013.

Interi është e vetmja skuadër e elitës së futbollit të Italisë që kaloi në fazën nokaut tashmë.

Interi të shtunën nga ora 20:45 takohet me Sampdorian. “Nerazzurrët” kanë mbetur me tetë pikë prapa Napolit.

Lazio, që ka seri prej gjashtë ndeshjeve në ligë pa pranuar gol, luan kundër Salernitanas.

Mbetet të shihet si do të jetë udhëtimi i Juventusit te Lecce. Juventusi me Massimiliano Allegrin, nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve në Champions, ndërsa garimin synon ta vazhdojë në Ligën e Evropës.

Edhe Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut në Serie A Futboll Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut në Serie A

Monza e mbyll xhiron të hënën nga ora 20:45, por do të jetë pa Pablo Marin. Mari u qëllua me thikë në një supermarket në Assago, në periferi të Milanos të enjten mbrëma. Mari u operua me sukses të premten, pasi u qëllua me thikë në shpinë, nga një person me probleme psikike, i cili kishte vrarë një person tjetër dhe kishte lënduar katër persona.

Monza e pret Bolognan.