Amir Rrahmani e ka zhvilluar të enjten mbrëma takimin e nëntë në të gjitha garat me skuadrën e Napolit në edicionin e ri. Napoli mposhti edhe Bolognan me rezultatin 3:0.
Prinë në tabelë bashkë me Milanin me nga 28 pikë, por në krahasim me “rossonerët”, napolitanët e kanë goldallimit më të mirë.
Kapiteni i Kosovës ka dhënë kontribut tejet të madh në ecurinë pozitive të napolitanëve, të cilët bashkë me Chelsean, e kanë mbrojtjen më të mirë në top 5 ligat evropiane. Kanë pranuar vetëm tre gola në ligë.
Rrahmani në shtatë ndeshjet e fundit me Napolin ka qenë titullar, teksa Napoli në serinë e gjashtë fitoreve e një barazimi, e ka pranuar vetëm një gol me të në formacion.
Rrahmani këtë edicion ka ndihmuar edhe me dy gola të realizuar në ligë, kundër Udineses dhe Fiorentinës. Sidoqoftë, Rrahmani është shprehur modest sa i përket këtyre statistikave.
Edhe
Napoli duket ndryshe me Rrahmanin në fushë
“E kam thënë gjithmonë se sekreti i mbrojtjes është i gjithë ekipi. Nëse e ndihmojmë njëri-tjetrin, për ne mbrojtësit është më e lehtë, pasi edhe lojtarët e fazës së sulmit po na ndihmojnë shumë. Kemi skuadër shumë të fortë, ka lojtarë që edhe nga banka rezervë mund ta ndryshojnë ndeshjen”, ka thënë pas ndeshjes Rrahmani.
“Dueli me Milanin? Nuk është tani momenti të flitet për këtë. Kemi ndeshjet tona për të cilat duhet të mendojmë. Duhet të provojmë t’i fitojmë ato të gjitha”, përfundoi ai.