Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka premtuar paraqitje të tjera të mëdha.
Rrahmani ishte prej më të mirëve në fushë në fitoren që Napoli e shënoi kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të fazës grupore të edicionit të ri të “Championsit”.
Napoli mposhti Liverpoolin 4:1, ndërsa Rrahmani kompletoi një tjetër ndeshje të madhe.
“Gjëja e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen. Unë lider? Ky është viti im i tretë te Napoli. Po mundohem të komunikojë sa më shumë me bashkëlojtarët. Koulibaly është një prej mbrojtësve më të mirë në botë, por edhe Kim ka cilësi të ngjashme. Deri ku mund të arrijmë në këtë edicion? Nuk e di, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, kundër Spezias”, ka thënë Rrahmani pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve.