Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli interesohet për Brojën

Armando Broja mund të përfshihet në marrëveshjen mes Napolit dhe Chelseat për Kalidou Koulibalyn.

Raportohet se në bisedimet për mbrojtësin senegalez, Napoli ka pyetur për mundësinë e transferimit të Brojës.

Mediat në Itali shkruajnë se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është fans i madh i Brojës dhe ka folur me drejtuesit e Chelsea për sulmuesin shqiptar gjatë negociatave për shitjen e Koulibalyt për 40 milionë euro.

Broja vlerësohet rreth 35 milionë euro dhe do të ishte i shtrenjtë për kubin italian. Por Napoli synon që ta huazojë me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Bëhet e ditur se edhe Atalanta ka shfaqur interesim për Brojën.

Interesime të mëdha ka edhe në Angli. 20-vjeçari është me skuadrën e Chelseat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në turneun para-sezonal. Me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2026.