Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli i kthehet fitores në Serie A

Pas humbjes në derbi ndaj Milanit, Napoli i është kthyer fitores në Serie A dhe vazhdon garën për titullin e kampionit.

Napoli ka fituar si mysafir i Hellas Veronës me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 29-të të elitës së futbollit italian.

Të dy golat për napolitanët i shënoi sulmuesi nigerian Victor Osimhen (14’, 71’).

Ndërkaq golin e vetëm për Veronën i realizoi Davide Faraoni (77’).

Skuadra vendase luajti me një lojtarë më pak nga minuta e 83-të. Pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua Federico Ceccherini.

Amir Rrahmani kompletoi edhe një ndeshje tjetër me Napolin.

Edhe Napoli kthehet te fitorja Sport Napoli kthehet te fitorja

Napoli ka 60 pikë dhe zë vendin e dytë. Ka tri pikë më pak se Milani që është i pari.

Hellas Verona renditet e nënta me 41 pikë.