Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli fiton në Skoci

Tjetër fitore ka shënuar Napoli i Amir Rrahmanit në Ligën e Kampionëve në Grupin A.

Rrahmani kompletoi edhe një ndeshje me fanellën napolitane. Pasi mposhti Liverpoolin në ndeshjen e parë, Napoli të mërkurën mbrëma fitoi edhe në udhëtim te Rangersi në Skoci me rezultatin 3:0. James Sands i Rangersit u ndëshkua me të kuq në minutën e 55-të.

Pesë mintua më vonë, Piotr Zielinski humbi penalltinë fillimisht. Ajo u përsërit, ndërsa Zielinski sërish dështoi të shënonte. Por në minutën e 68-të, i pagabueshëm ishte Matteo Politano që shënoi për 1:0. Golin e dytë e realizoi Giacomo Raspadori në minutën e 85-të, ndërsa në minutën e parë të shtesës shënoi edhe Tanguy Ndombele.

Napoli prinë në tabelë me gjashtë pikë në Grupin A. Rangers është i fundit pa pikë.

Artikuj të ngjashëm