Napoli ka shënuar fitore në përballjen ndaj Bolongnas duke e mposhtur me rezultat prej 3 me 2.
Miliku kaloi vendasit në epërsi në minutën e 16 pas asistimit nga Mertensi, derisa në minutën e 37 Santander barazoi shifrat.
Napoli në pjesën e dytë kaloi në epërsi sërish përmes Milikut që shënoi në minutën e 51.
Në minutën e 80 Bologna arriti të barazojë sërish rezultatin përmes Danilos. Por, Napoli nuk u dorëzua dhe shënoi golin e fitores përmes Mertensit tetë minuta më vonë.