Napoli ka shënuar tjetër fitore bindëse.
Pas triumfit 4:1 në mesjavë ndaj Udineses, të shtunën, napolitanët mposhtën Leccen në udhëtim, 4:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të elitës së futbollit të Italisë.
Leo Ostigard në minutën e 16-të, Victor Osimhen në minutën e 51-të, Gianluca Gaetano në minutën e 88-të dhe Matteo Politano në minutën e katërt të shtesës, shënuan për fitoren e kampionit të Italisë.
Ylber Ramadani e kompletoi ndeshjen te Lecce, ndërsa Medon Berisha ishte në bankën rezervë.
Napoli ka 14 pikë në shtatë ndeshje. Lecce ka 11 pikë.